Ne kërkojmë mbështetjen tuaj financiare për prodhimin e filmit të UÇK-së!

Kompania Black Tiger Productions është në proces të realizimit të filmit të parë për luftën e UÇK-së me skenarin e bazuar në ngjarje të vërteta, ku shpjegohet: pse filloi lufta, si u zhvillua dhe si përfundoi. Qëllimi ynë është të realizojmë një film artistik për luftën në Kosovë me kualitetet më të larta kinematografike.

Në këto momente, ne jemi në fazën e para-prodhimit. Skenari i filmit është i përfunduar, jemi duke kërkuar lokacionet, duke punësuar stafin administrativ dhe kemi kontaktuar disa kompani dhe ekspertë për prodhimin e filmave, në SHBA, Gjermani dhe në Britaninë e Madhe, po ashtu edhe me dy kompani vendase për të bashkpunuar me ne në realizimin e projektit tonë.

Ne ende kemi shumë për të realizuar, dhe për këtë, na duhet ndihma juaj. Ne ju falenderojmë paraprakisht, donacioni nga ana juaj do të na mundësonte realizimin e projektit tonë kombëtarë.

Për të mësuar se si të kontriboni shtypni butonin më poshtë

Rreth nesh

Black Tiger Productions L.L.C. është themeluar nga Ferid Berisha dhe Roland Bartetzko në vitin 2021.

Kontaktet

info@blacktiger-llc.com

Galeria