Rreth nesh

Ferid Berisha, i njohur si Shkupi, është një shqiptar i lindur në Shkup të Maqedonisë. Në rininë e tij ai ka emigruar në Holandë. Kur filloi lufta në Kosovë, ai së bashku me shokun e tij Besim Mala i njohur si Murrizi vullnetarisht u bënë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ferid Berisha luftoi(1998-1999) në regjionin e Drenicës ku komandoi të famshmit “Tigrat e zi”, njësia speciale e zonës së parë Operative të UÇK-së.

Në vitin 1999 pas përfundimit të luftës u morrë me demilitarizimin e UÇK-së dhe shëndrrimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës(TMK).Pastaj në vitin 2000 Ferid Berisha kalon në trupat rezervë të TMK-së dhe vazhdon jetën e tij civile.

Roland Bartetzko

Roland Bartetzko është një ushtar gjerman që shërbeu si parashutist në ushtrinë gjermane. Më vonë ai doli vullnetar për palën kroate të Bosnjës (HVO) në Luftën e Bosnjës (1992–95) dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Luftën e Kosovës (1998–99).

Bartetzko ka një diplomë universitare në drejtësi dhe ka punuar për shumë vite në një kompani të prodhimit televiziv në Prishtinë, Kosovë. Ai botoi një studim mbi Islamin radikal në Kosovë dhe analiza e tij mbi kundër-kryengritjen “Një udhëzues për kundër-kryengritje” është referuar nga NATO si një lexim i rekomanduar. Roland është autor i “The Small Wars Journal” dhe “Global Risk Insights”. Në vitin 2018, ai publikoi “Frymë Lufte”, një rrëfim për kohën e tij në luftërat në Bosnje dhe Kosovë.